Zhduket “Pema e miqësisë” e mbjellë nga Trump dhe Macron në oborrin e Shtëpisë së Bardhë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

“Pema e miqësisë” e cila është mbjellë një vit më parë nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, tani nuk është më, raporton The Guardian.

Pema kishte simbolikën e saj pasi vinte nga një zonë pyjore e Francës ku dy mijë marinës amerikanë kishin humbur jetën gjatë luftës së dytë botërore.

Në vitin 2018 dy liderët para shumë kamerave morën në dorë nga një lopatë për të mbjellë pemën – simbol të miqësisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës.

Por pema nuk u rikthye më asnjëherë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Dhe burime diplomatike amerikane konfirmuan për mediat se ajo ishte tharë.

Të ngjashme