Edon Zhegrova duket se ka zgjedhur skuadrën e ardhshme.
Lojtari i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1, pas një aventure të mirë me Basel.
Blick raportonte se Lyon dhe Lille janë opsionet për lojtarin, por duket se marrëveshja ekziston me Lille.
Burime të ndryshme bëjnë të ditur se anësori kosovar është afër marrëveshjes pesë vjeçare me Lille.
Zhegrova do të mbetet së shpejti pa kontratë me Basel dhe kartoni i tij nuk pritet t’i kushtojë shumë skuadrës franceze.
Thuhet se marrëveshja do të nënshkruhet brenda pak orëve.