Ylli i Kosovës dhe skuadrës zvicerane Basel, Edon Zhegrova po kalon pushimet në qytetin e tij, Prishtinën.
Pas një paraqitje fenomenale në dy muajt e fundit si te Kosova ashtu edhe te Baseli, Zhegrova ka vendosur që pushimet t’i kalojë në vendlindje, Prishtinë.
Ai përmes një storie në Instagram ka lavdëruar tej mase Prishtinën duke e krahasuar me Dubain.
“Mirmëngjes nga qytet im, kujt i nevojitet Dubai ose të tjerat kur e ke Prishtinën”, ka shkruar anësori kosovar.