Zhurmë për Palestinën, heshtje për kurdët dhe turqit ujgurë

Prishtinë | 13 Nën 2023 | 18:33 | Nga Agron Hoti

Se sa të injektuar dhe pse jo false e ka shqiptar zeza zhurmën për kinse-dhembshurinë ndaj ‘vëllezërve’ muslimanë në Palestinën me 5.4 milionë arabë, e tregon më së miri heshtja e tyre ndaj 1) terrorit turko-arabo-iranian ndaj mbi 35 milionë kurdëve, pra popullit më të madh në glob pa shtet, dhe ndaj 2) terrorit kinez ndaj mbi 11 milionë turqve ujgurë.

Nëse shqiptar zezës iu dhimbkan ‘vëllezërit’ muslimanë palestinezë nga vuajtjet që ua sillka Izraeli, a s’u dashka t’i dhimbsen edhe ‘vëllezërit’ muslimanë kurdë e ujgurë që janë shumë më shumë sesa palestinezët dhe që janë shumë më shumë të terrorizuar sesa palestinezët?

Harron shqiptar zeza që Rusia dhe Kina e kanë instrumentalizuar aq shumë Iranin, saqë ky i fundit financon (kundër vullnetit arab) organizata terroriste anti-arabe si Hamasi, Hezbollahu, dhe organizata tjera në Bahrein, Siri, Irak, Liban, Jemen, Palestinë, etj.

Prandaj, shqiptar zeza duhet t’i shikojë punët e veta që ende i ka llugë, e të mos merret me vëllazërira fetare që kurrë s’kanë ekzistuar dhe as që do të ekzistojnë ndonjëherë. Nuk duhet shqiptar zeza ta drejtojë zhurmën vetëm siç i fryen dikush në vesh.

Të ngjashme