Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, një foshnje është zhvarrosur më 05.09.2022 dhe është dërguar në IML për autopsi.
Rasti ka ndodhur më 8 gusht të këtij viti në Istog, rreth orës 04:50, teksa policia njoftoi se ka filluar hetimet mbi këtë rast.
“Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “hetim i vdekjes””, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.