Ekonomia Online
FUNDIT

Zhvillimet në Bruksel, reagon Ambasadori i Kosovës

Zhvillimet në Bruksel, reagon Ambasadori i Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pas një nate me shumë zhvillime në kryeqytetin e BE-së, ku shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor për një darkë joformale. Ambasadori Bajrami, nëpërmjet Twitter-it, ka shkruar se në botë ka dy lloje shtetesh.  “Ka dy lloje shtetesh sot në botë: […]

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pas një nate me shumë zhvillime në kryeqytetin e BE-së, ku shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor për një darkë joformale.

Ambasadori Bajrami, nëpërmjet Twitter-it, ka shkruar se në botë ka dy lloje shtetesh. 

“Ka dy lloje shtetesh sot në botë: ato që kanë njohur Kosovën… dhe ato që do ta njohin Kosovën”, ka qenë shënimi i tij në platformë, duke ngritur pyetjen nëse një njohje e re po i vjen Kosovës.

There is two kinds of states in World today:
Those who have recognized #Kosovo…
… and those who will recognize Kosovo!

— Agron Bajrami (@AgronBajrami) May 11, 2022

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka alarmuar sonte popullin serb, duke thënë se ka dëgjuar konfirmimin e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që sipas tij, do të ndodh nesër.

Për pasojë, Vuçiq ka paralajmëruar mbledhjen e Këshillit KOmbëtar të Sigurisë në Beograd në 36 orët e ardhshme. Ai ka thënë se këtij vendimi të Kosovës, Serbia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundshme politike

Të ngjashme