Një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, po qëndrojnë në një vizitë në Turqi, me qëlllim të thellimit të bashkëpununimit ekonomik. Delegacioni është takuar me drejtuesit Odës së Industrisë së Stambollit, të kryesuar nga kryetari Irfan Ozhamaratli.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, informoi nikoqirët lidhur me mundësitë dhe lehtësirat ligjore që ndërlidhen me investitorët e huaj të cilat i ofron Kosova në favor të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe nxitjen e interesimit për sektorin privat. Ai prezantoi Ligjin e ri për Investime Strategjike, Ligjin për Trepçën, Brezovicën dhe foli për vazhdimin e privatizimit në Kosovë si mundësi të reja për investime.
Kryetari i AKB-së, përmendi si mundësi për investime edhe sektorin e turizmit në Kosovë, me theks të veçantë në bregdetin e Shqipërisë i cili ka më shumë se 300 kilometra vijë bregdetare.
“Përparësi tjetër është edhe nënshkrimi i Marrëveshjës së Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe të cilën investitorët nga Turqia mund ta shfrytëzojnë përmes investimeve me programet prodhuese dhe riprodhuese në Kosovë”, tha Agim Shahini.
Ai tha se edhe Kosova ka çfarë të eksportoi në Turqi, por vitin e kaluar ka hasur në pengesa jo tarifore gjatë tentimit të eksportit nga Kosova në Turqi në pikën kufitare Edrene.
“Jemi të interesuar që në vitin e ardhshëm në Stamboll të organizojmë “Ditët e Biznesit Kosovar” me ju dhe bashkatdhetarët tanë këtu”, tha Shahini.
Sipas tij Turqia është njëri ndër investitorët më të fuqishëm në Kosovë dhe kjo është si rezultat i trajtimit të mirë që Kosova e bënë për ju, por edhe njëkohësisht kërkojmë një trajtim tillë për bizneset shqiptare që tentojnë të marrin treg në Turqi.
“Përvoja e zhvillimit të industrisë prodhuese në Turqisë, mund të jetë model i mirë për Kosovë, por këtu duhet të na mbështetni me të gjitha mundësitë. Kosova ka pak prodhues në krhasim me Turqinë, por ata që janë kanë prodhime cilësore e që po konkurrojnë në tregje evropiane”, tha Shahini.
Ai e njoftoi nikoqirët lidhur me aktivitetet që bënë AKB-ja në favor të komunitetit të biznesit.
Irfan Ozhamaratli, kryetar i Odës së Industrisë të Stambollit (Istanbul Sanayi Odasi), tha se janë të gatshëm që të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, sidomos në rritjen e investimeve e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
“Raportet tregtare janë të mira, por ato duhet të rriten edhe më shumë, krahas me invetsimet në Kosovë dhe anasjelltas, duhet të rritet jo vetëm eksporti, por edhe importi”, tha Ozhamaratli.
Ai tregoi se bizneset turke janë të interesuara që të vijnë e investojnë në Kosovë, sidomos në prodhim. Turqia ishte njëri ndër vendet e para që kanë njohur Kosovën ku edhe krahas njohjes shumë kompani kanë investuar atje.
“Marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës e nënshkruar kohë më parë, nuk po gjen zbatim si duhet. Institucionet tona, kanë kryer të gjitha procedurat, por nga institucionet e Kosovës nuk është bërë asgjë dhe kjo duhet zbatuar”, tha Ozhamaratli.
Ai tregoi se Oda e Industrisë të Stambollit, është njëra ndër odat më të mëdha biznesore në Turqi e cila ka mbi 18 mijë anëtarëë apo mbi 2500 kompanitë më të fuqishme në Turqi.
Ai u interesua lidhur me mundësitë dhe potencialet që ofron Kosova për investitorët nga Turqia për të cilat u informua nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
Dy palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet në vitin e ardhshëm me qëllim të gjetjes së bashkë investitorëve nga të dy shtetet.
Kjo vizitë po realizohet në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016”.