Zhvillimi i sektorit privat parakusht për integrim në BE

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 10:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me OECD-në, kanë mbajtur takimin me temën “Vlerësimi i Aktit për Biznes të Vogël për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2016-2019)”.

Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s dhe Koordinator për ABV, tha se me vendim të kryeministrit kanë qenë 12 grupe punuese për të punuar në këtë projekt.

“Kosova është vlerësuar mjaft mirë dhe duatë falënderoj të gjithë kolegët dhe institucionet e Kosovës, sepse kjo punë nuk do të arrihej pa raportim të saktë dhe Kosova është vlerësuar mjaft mirë sa i përket raportimit”, tha Mustafa.

Marzena Kisieleëska, udhëheqëse e divizionit të OECD për Evropën Juglindore tha se sektori privat është një kriter i rëndësishëm i cili lidhet me anëtarësimin e Bashkimit Evropian dhe Kosova në të gjetura është vlerësuar mjaftë mirë.

Ajo tha se Komisioni Evropian ka qenë financuesi kryesor i këtij projekti.

“Vlerësimi është bërë për të pestën herë dhe në Kosovë ky vlerësim është dëshmuar të jetë shumë i suksesshëm dhe pajtohem edhe me Besianin dhe dua të falënderoj të gjitha institucionet publike dhe agjencinë e statistikave që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Kisieleëska.

Umur Gökçe, menaxher i projektit Divizioni i OECD për Evropën Juglindore tha se ky është takimi i katërt nga shtatë shtetet që janë të përfshira në këtë projekt, raporton EO.

Ai shtoi se pos pyetësorit është bërë edhe intervista ballëpërballë që të shohim se si përkrahen nga Qeveria dhe si mbështetën përmes qeverisë dhe se ky vlerësim qeveritar dhe i pavarur i ka sjellë në këtë takim diskutimi.

“Vlerësimi i Qeverisë ka filluar me 12 tetor dhe kemi pasur një procedurë paralele që është quajtur vlerësimi i pavarur i cili është bërë përmes konsulenteve tanë në çdo shtet të Ballkanit dhe kemi pasur pyetjet e njëjta për secilin që janë përgjigjur nga po këta konsulent të pavarur dhe të dhënat janë marrë në 90 intervista dhe shumica e tyre nuk kanë qenë vetëm nga institucionet publike, por edhe nga akademitë dhe shoqëria civile që kanë dhënë pikëpamjet e tyre që i kemi bartur në pyetësor”, tregoi Gökqe.

 

Të ngjashme