Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, nuk është se publikon shpesh fotografi e zhveshur.
Por këngëtarja, e cila në tetor mbush 39 vjet, ka publikuar sot në Instagramin e saj dy fotografi në bikini, duke treguar format e saj të bëshme.
Nga “emojit” me të cilat ka shoqëruar fotografitë, duket se ajo ka nisur pushimet verore, por nuk ka zbuluar se ku.
Dhe nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin dhe formën e shkëlqyer të trupit.
“Kjo është fotoja me e bukur e Instagramit për këtë verë”, ka shkruar njëri.
Jemi të bindur se për trupin e saj, Shkodrës ia kanë lakmi edhe këngëtaret “e reja”, të cilat njihen më shumë për zhveshjet e më pak për zërin.
Këngëtarja Shkodra nuk ka sjellë këngë të re që nga shkurti, kur publikoi baladën “I pashpresë”.