Ekonomia Online
FUNDIT

Zidane drejt largimit, këto janë dy vendet ku mund ta vazhdojë karrierën

Zidane drejt largimit, këto janë dy vendet ku mund ta vazhdojë karrierën

Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni. Ecuria jo shumë pozitive e skuadrës madrilene në këtë sezon ka bërë që në Spanjë të qarkullojnë zëra për një lamtumirë të parakohshme të francezit nga kampionët aktualë të La Ligas, edhe pse kontrata aktuale e Zidane me Los Blancos skadon në […]

Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni. Ecuria jo shumë pozitive e skuadrës madrilene në këtë sezon ka bërë që në Spanjë të qarkullojnë zëra për një lamtumirë të parakohshme të francezit nga kampionët aktualë të La Ligas, edhe pse kontrata aktuale e Zidane me Los Blancos skadon në verën e vitit 2022.

Sëfundmi mësohet se Zizou është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit. Momentalisht në krye të bardhezinjve është Andrea Pirlo dhe një sezon i dështuar do e komplikonte të ardhmen e tij.

Zidane me Realin ka fituar disa herë trofeun e Champions League, një fiksim i Juventusit prej vitesh. El Chiringuito raporton se nuk është vetëm klubi nga Torino që e do Zidane për stolin. Opsioni tjetër për të është kombëtarja e Francës, si pasues i Didier Deschamps.

Federata Franceze e Futbollit po e mendon diçka të tillë, dhe ish-mesfushori kampion Bote me Francën në 1998-ën është trajneri ideal për të zëvendësuar Deschamps.

Të ngjashme