Real Madridi ka shprehur interesim për Raheem Sterling pasi ka mësuar se Manchester City nuk i ka nisur ende bisedimet me të për rinovimin e kontratës, sipas Mirror.
City e ka bërë anësorin anglez të presë për marrëveshje të re, ndërkohë që ua ka vazhduar kontratat Kevin De Bruynes dhe David Silvas, transmeton Express.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është admirues i njohur i 23-vjeçarit dhe pritet të hidhet në sulm për të gjatë afatit kalimtar veror.
Megjithatë, Pep Guardiola do të tentojë ta mbajë atë në klub duke ia vazhduar kontratën.