Reali po mendon për finalen e Ligës së Kampionëve dhe për këtë, Zidane e ka pranuar se erdhi edhe humbja kundër Sevillas.
Sevilla e ka mposhtur 3-2 Real Madridin në “Sanchez Pizjuan”.
Los Blancos udhëtuan me shumë mungesa; Cristiano Ronaldo, Isco dhe Dani Carvajal për shkak të dëmtimeve, Gareth Bale ishte i suspenduar dhe Toni Kroos, Luka Modric, Raphael Varane, Keylor Navas dhe Marcelo u pushuan.
Madridi ishte pa 9 lojtarë kundër Sevillas dhe Zinedine Zidane është kritikuar për rrotacionet e shumta, por thotë se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët dhe se këtë e bëri pas lodhjes së lojtarëve në El Clasico kundër Barcelonës dhe se ata tashmë e kanë mendjen te finalja e Ligës së Kampionëve.
“Kemi shumë ndeshje, kështu që duhet të pushojmë”, tha Zizu. Kemi finalen (e Champions League) më 26 maj dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit (rreth rrotacioneve); unë jam trajneri dhe unë vendosi”.
“Kur e shikoj ekipin që vendosa, mendoj se ishte ekip që mund të fitojë”.
“Kur humbisni, nuk mund të jeni të lumtur, por kjo nuk do të ndikojë në synimin që kemi se çfarë duam të bëjmë deri në fund të sezonit”, shtoi Zizu.
Reali do të përballet me Liverpoolin në finale të Champions League me 26 maj në Kiev.