Hazardi mund të mos e vesh fanellën e bardhë, pasi klubi beson se transferimi i belgut do të ishte në dëmë të Asensios.
Real Madrid është i vendosur të heqë dorë nga anësori i Chelseat, Eden Hazard, raporton Marca, ndryshe nga Daily Star që raportoi se Los Blancos kanë bërë gati 120 milionë funte për belgun.
Zinedine Zidane është duke planifikuar që t’i japë shans 21 vjecarit, Marco Asensio, pasi klubi beson se ardhja e belgut do të pengonte zhvillimin e talentit spanjoll.
Marca raporton se besimi i drejtorëve në Asension është i madh, ata kanë ndalur çdo përpjekje për transferimin e Hazardit.