Zinedine Zidane ka thënë se nuk po e mendon shkarkimin nga Real Madridi po për formën e skuadrës.
Trajneri francez e ka filluar në mënyrë jo edhe aq të mirë sezonin e ri te Los Blancos në La Liga, por më keq është në Ligën e Kampionëve.
Skuadra spanjolle u mposht në startin e Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germian 2-0, duke bërë që pozita e Zidanes te Reali të vihet në diskutim.
Francezi ka thënë se ai nuk po e mendon shkarkimin e tij, por për formën e skuadrës dhe si të rikthehen në mënyrën më të mirë.
“Nëse filloj të lexoj… jam jashtë”, ka thënë Zidane para gazetarëve kur është pyetur se a i frikësohet shkarkimit.
“Ndihem i fortë. Gjithmonë më kanë mësuar të mos i ul kurrë krahët dhe të vazhdoj të punoj deri në minutën e fundit”.
Pas pesë javësh të zhvilluara në ligën spanjolle, Real Madridi ka arritur t’i grumbullojë vetëm tetë pikë. /Telegrafi/