Zinedine Zidane u ka kërkuar të gjithëve, vecanërisht mediave, që t’i japin kohë Gareth Bale të kthehet në elementin e tij.
Uellsiani nuk e ka gjetur formën që nga kthimi i tij nga lëndimi, duke ngjallur debate për vendin e tij në formacionin startues.
Por tekniku francez ka thënë se pret që me kohën Bale të luajë në nivelet në të cilat pritet nga ai.
“Ne duam që Bale të bëjë më shumë, por ai ka nevojë për kohe. Ai ka munguar katër muaj dhe i duhet kohë deri sa të kthehet në 100 për qindëshin e tij”.