Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, i cili ndodhet nën presion, ka thënë se ikona e këtij klubi – ish bashkëlojtari i tij, Raul një ditë do ta drejtojë gjigantin madrilen.
Raul është legjendë e Real Madrid, ku ka shënuar 323 gola në 741 paraqitje nga 1994 deri më 2010.
Zidane për të ka thënë se ai do t’i trasojë hapat e tij, që prej Madrid Castilla ta marrë drejtimin e skuadrës.
“Kam luajtur krah tij dhe ai ka qenë lojtar i rëndësishëm i këtij klubi të madh”.
“Jam më se i bindur se ai një ditë do ta drejtojë Real Madridin”, ka thënë Zidane shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.