Trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti ka treguar në një bisedë për Sky Sports se si Zinedine Zidane ka ndërruar filozofinë e tij për futbollin. Ancelotti tani është trajner i Evertonit, kurse Zidane drejton Real Madridin.
Karriera e suksesshme e Ancelottit si futbollist në Itali është pasuar nga një karrierë edhe më impresive si trajner. Kishte nisur te Reggiana në vitin 1995, ndërsa ka drejtuar skuadra të mëdha si Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PG, Real Madrid, Bayern, Napoli e tani është te Evertoni.
Zidane ishte yll si futbollist dhe vazhdon të jetë i tillë edhe si trajner.
“Me Zidanen unë jam munduar të ndryshojë idetë për sistemin. Zidane është lojtari i parë që më ka dhënë mundësinë të ndryshojë sistemin dhe të luajë në mënyrë tjetër. Kur e kam pasur Zidanen, në vitin e parë te Juventusi, kam luajtur me sistemin 3-4-1-2, me Del Pieron dhe Izaghin para dhe Zidanen pak prapa tyre. Në vitin e dytë kam luajtur me katër lojtarë prapa, por kam mbajtur dy sulmues para dhe një numër 10 si Zidane”, ka thënë Ancelotti.
“Zidane ka ndryshuar idenë time për futbollin. Para Juventusit isha aq i fokusuar në 4-4-2 dhe më pas me Zidanen kam ndryshuar. Kam dashur të vendos atë në pozitën më të mirë për të, që të jetë më komod në fushën e lojës”.