Real Madrid të mërkurën përballet me Paris Saint-Germain në kuadër të Champions League.
Për Los Blancos kjo ka mbetur rruga vetme në të cilën mund ta shpëtojnë sezonin aspak të mirë që po kalojnë.
Fajin për dështimin e sivjetmë e ka marrë trajneri Zinedine Zidane.
“Unë kam marrë vendimet për skuadrën dhe kur gjërat nuk po shkojnë mirë, çka mund të bëjë është që fajin të mos ua hedh atyre. Unë jam përgjegjës për gjithë këtë”, ka thënë Zidane, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova.
“Ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje, të gjithë e dimë këtë dhe s’ka tjetër këtu. Mund të bëjmë gjëra të mira, por gjitha që kërkohet është rezultati. O fitoni, o kritikoheni”.
“PSG ka pamje tjetër, secilin vit ata përmirësohen dhe nuk më ka befasuar fakti që ata po kalojnë nëpër një sezonë fantastike”.