Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka zbuluar se nuk ka asnjë afat për kthimin e Eden Hazard nga lëndimi.
Sulmuesi belg u stërvit me grupin të premten në mëngjes, ashtu si Toni Kroos, një tjetër lojtar që u rikthye nga lëndimi, por nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do ta shohim belgun në fanellë të Real Madridit përsëri.
“Ne nuk kemi një plan me Hazard. Ne nuk do të detyrojmë asgjë”, ka thënë Zidane gjatë konferencës për shtyp.
“Ne do ta bëjmë atë hap pas hapi. Unë nuk mund t’ju them [saktësisht] kur e shoh atë [duke luajtur]. Nëse është për tre ditë, aq më mirë”.
“Nëse është për 10 ditë, mirë. Ne jemi të lumtur sepse ai është më mirë”, ka shtuar më tej strategu francez.
Real Madridi do të ketë një tjetër, mungesë të madhe, siç është ajo e Sergio Ramosit, që do të humbet të dy ndeshjet me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.