Zinedine Zidane ka zbuluar listën e parë pas kthimit në Real Madridi.
Reali do të ketë punë të shtunën me Celta Vigon, sfidë që do të zhvillohet nga ora 16:15 në Santiago Bernabeu.
Kjo do të jetë sfida e parë për Zidanen në stolin e Realit pasi u kthye nëntë muaj pas lamtumirës – dhe e 150 në total për francezin si trajner i klubit spanjoll.
Në këto 149 ndeshje, Zizu regjistron 104 fitore, 29 barazime dhe 16 humbje.
Ai ka fituar nëntë trofe, përfshirë tre Champions League me radhë.