Zivic premton mbështetje për Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka mbajtur sot një takim me ushtruesin e detyrës së Kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj, ku me këtë rast është njoftuar për së afërmi me punën dhe aktivitetet e kësaj agjencie, e cila funksionon në kuadër të ministrisë.

Gjatë këtij takimi, ministrja Zivic ka shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejmë, gjithmonë duke pasur në fokus zhvillimin e bujqësisë dhe fermerin si përfitues kryesor.

Ajo ka theksuar se gjatë mandatit të saj do të japë mbështetjen për të realizuar programet mbështetëse për fermerët, si atë të Pagesave Direkte ashtu edhe atë të Granteve Investive, në përputhje me dokumentet strategjike, të cilat tashmë i ka në dispozicion ministria.

Në anën tjetër, u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj, ka falënderuar ministren për bashkëpunim dhe ka potencuar që do të angazhohen më gjithë kapacitetet për realizimin sa më efikas të programeve mbështetëse të MBPZHR-së.

Të ngjashme