Policia thotë se një objekt u përfshi nga zjarri afër QKUK-së

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Një objekt në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, raportohet se është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me tymin e madh që u pa te QKUK, ku ka njoftuar se një objekt është përfshirë nga zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë, një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme