Zjarr i madh në Qafë Thanë, temperaturat e larta dhe era vështirësojnë ndërhyrjen

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në zonën e Qafë Thanës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme.

Siç shkruan abcnewsal, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë ndihmuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e vështirësuar punën e ekipeve për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Pogradecit, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Të ngjashme