Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e kësaj të enjte në Konjat të Lushnjes.
Vatra e parë e zjarrit është parë buzë autostradës Lushnje-Rrogozhinë, në kilometrin e 5-të të saj dhe më pas dy vatra të tjera janë shfaqur edhe pranë linjës hekurudhore.
Deri tani sipërfaqja e djegur arrin në dy hektarë, përfshirë barishte dhe disa rrënjë ullinjsh dhe pemë frutore.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga pronarët e tokës ku ka rënë zjarri.
Rreziku është i madh, pasi 200 metra nga zona që po digjet ndodhet një pikë karburanti.
Dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, pasi e njëjta sipërfaqe digjet çdo vit.