Zjarr në Itali, së paku dy viktima

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 08:48 | Nga

Italia është në gjendje emergjence për shkak të zjarreve që kanë rënë, veçanërisht në jug të vendit. Në rajonin e Kalabrisë dy persona humbën jetën për shkak të zjarrit.
Gjendja mbetet alarmante në malin e Vezuvios, ku është dashur edhe ndërhyrja e ushtrisë për të kontrolluar flakët. Situata shfaqet kritike edhe në Siçili, Sardenjë e Pulja. Ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht edhe nga ajri për shuarjen e flakëve, transmeton Gazeta Express.

Edhe Franca ka ardhur në ndihmë të zjarrfikëseve, duke vënë në dispozicion avionë për lëshimin e shkumës frikëse. Autoritetet italiane njoftojnë se vetëm gjatë një muaji është djegur e njëjta sipërfaqe sa në të gjithë vitin 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme