Mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr në kodrat e Selitës, ndërsa bimësia përreth zonës është rrethuar nga flakët.
Flakët e zjarrit të rënë pak çaste më parë kanë vijuar të përhapen.
Ndërkohë mësohet se jo shumë larg vatrës ndodhen edhe disa banesa, shkruan Top Channel.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Shkaku i zjarrit nuk dihet akoma.