Të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar, dy mjete zjarrfikëse të FA dhe 4 zjarrfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në Laç.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehet se situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë.
Policia ka vënë në pranga edhe autorin e dyshuar të zjarrvënies. Bëhet fjalë për një 41 vjeçar.
ADVERTISING
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar në vendngjarje. Ai thotë se zjarri në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, është një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti.