Zjarr në një fabrikë në Bangladesh, vdesin 52 punëtorë

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 52 persona kanë humbur jetën pasi zjarri përfshiu një fabrikë në Bangladesh. 30 persona të tjerë mbetën të plagosur, raportojnë mediat e huaja.

Zjarri shpërtheu të enjten në mbrëmje në fabrikën e Ushqimit dhe Pijeve në Rupganj, një qytet industrial pranë kryeqytetit Daka.

Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve AP se zjarri u përhap për shkak të kimikateve dhe plastikës që ndodheshin brenda ndërtesës.

Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës i tha BBC se numri i viktimave mund të rritet. Fabrika gjashtë katëshe prodhonte lëngje frutash dhe ëmbëlsira.

Të ngjashme