Një zjarr ka shpërthyer në mengjesin e sotëm te Pallati i Rinisë, në Prishtinë. Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin për Ekonomia Online e konfirmuar Daut Hoxha, Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.
Nga policia është konfirmuar se konfirmuar se zjarri është fikur edhe situata është nën kontroll.
“Rreth ores 09:20, Policia ka pranuar nje informate per nje zjarr te dyshuar ne Pallatin e Rinise ne Prishtine. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrefikesit dhe ekipi i urgjences eshte njoftuar edhe KEDS. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet te ketë pranuar tretman mjekësor. Jane ndermarr veprimet e nevojshme nga kompetentet, zjarri është fikur dhe situata eshte vën nën kontroll”, tha Hoxha për EO.