Zjarr në Viva Fresh Store në Gjakovë (Video)

Gjakovë | 10 Mar 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Objekti i “Viva Fresh Store” në Gjakovë është përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur, sot pasdite, sikur shihet në videot që ia ka dërguar një lexues redaksisë së Ekonomia Online.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e flakëve.

Sipas dëshmitarëve, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Nuk ka raportime për të lënduar.

Policia ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Më poshtë ju sjellim pamje nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme