Dhjetëra mijëra banorë kanë ngelur pa shtëpi si pasojë e zjarreve pyjore që kanë kapluar Kaliforninë.
Që nga e hëna e javës që po e lëm pas, situata ka eskaluar, pavarësisht se zjarret janë bërë të zakonshme në këtë shtet, transmeton Klan Kosova.
Deri tani vetëm 5% e tyre kanë arritur të shuhen, duke lënë gjithashtu dy zjarrëfikës të vdekur gjatë përpjekjeve për t’i shuar.
Po ashtu 194 hektarë tokë kanë pësuar dëme nga djegia, gjë që ka shkaktuar gjendje emergjente dhe situatë ku është dashur të evakuohen më tepër se 37 mijë banorë.
Autoritetet e Kalifornisë janë duke punuar në shpëtimin e popullit, ndërkaq dëme materiale pritet të ketë çdo ditë e më shumë.