Zjarret në qytetin australian kthyen ditën në natë

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Mallacoota është një qyteti turistik në Victoria, Australi, rreth 500 kilometra larg Melburnit.

Rreth 1 mijë persona jetojnë në të, por popullsia rritet në masë të madhe për Krishtlindje, derisa australianët vizitojnë bregdetin për ti shijuar festat, transmeton Koha.net.

Por në mëngjesin e së martës, zjarret goditën rajonin, qindra njerëz shkuan në plazhe për të qenë më të sigurt.

Njerëzit në qytet kur u zgjuan panë që i gjithë qyteti ishte mbuluar nga tymi e qielli ishte kthyer në ngjyrë të portokalltë, raporton BBC.

Por derisa zjarret u afroheshin qytetit, qielli u bë i kuq, e më vonë dita u kthye në natë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme