Zjarrfikësit e Kosovës, të gatshëm t’u dalin në ndihmë institucioneve të Shqipërisë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Në rast nevoje, dy ekipe të zjarrfikësve me 30 pjesëtarë, do të dërgohen nga Kosova në Shqipëri për të ndihmuar shtetin shqiptar pas tërmetit vdekjeprurës.

Zyrtari për medie në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koçinaj, ka thënë për KTV-në se nisja e ekipeve mund të bëhet kurdo që institucionet e Shqipërisë e kërkojnë një gjë të tillë.

Sipas Koçinajt, pjesë e këtyre dy ekipeve janë edhe zjarrfikës që kanë kryer trajnime ndërkombëtare për kërkim-shpëtim në raste të fatkeqësive të tilla natyrore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme