Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që në seancën e sotme ku pritet të votohet buxheti për vitin 2021 të jepen vërejtje rreth votimit dhe të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore.
Përmes një letre të hapur drejtuar institucioneve sindikata ka nënvizuar pakënaqësitë e tyre duke theksuar se për vite me radhe kanë adresuar kërkesat e tyre por që gjithherë u neglizhuan.
Sindikata thotë se ata janë neglizhuar nga secila qeveri.
“Ne Sindikata e zjarrfikësve vite me radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet që ju bëhen kësaj kategorie të të punësuarave dhe ju kemi drejtuar për t’i zgjedhur problemet dhe për t’u ndërprerë shkeljet dhe diskriminimet, për të siguruar kushte për punë, për të ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rendësi shërbimit, kësaj radhe ju kemi drejtuar edhe një herë që urgjentisht dhe kërkojmë nga ju, që ketë herë mos te heshtni, por të ngrisni zërin dhe të jeni në përkrahjen e Shërbimit të Zjarrfikësve, të drejtave të tyre të nëpërkëmbura vite me radhë, t’i ndërpriteni shkeljet, diskriminimet, përbuzjet, denigrimet dhe çka jo tjetër, prandaj edhe një herë kërkojmë nga gjithë ju, t’i kryeni obligimet dhe përgjegjësit institucionale dhe të angazhoheni që shqetësimet e zjarrfikësve për gjendjen e krijuar të jenë edhe shqetësime tuaja”, thuhet në njoftim.
Ata tutje kanë paralajmëruar protesta nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.
“Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta t’i kërkojmë në forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfikësve në rrugë, por në shërbim të qytetarëve, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do t’i bartni ju, nëse Qeveria nuk siguron mjete për të kryer obligimet ligjore, zjarrfikësit do të protestojnë, zjarrfikësit e kanë humbur durimin”, thuhet në njoftim.
Sindikata thotë se për vite me radhë institucioneve te vendit u janë drejtuar për kërkesat minimale, mjete për kompensimin e ndërrimeve të natës, festave shtetërore dhe orëve jashtë orarit, të garantuara me ligjet ne fuqi, kërkesa te drejta, të cilat zjarrfikësit nuk i realizuan që nga pas lufta. Dhe për habi, sipas tyre, askush nuk u interesua që zjarrfikësve të u krijohen kushte për punë dhe të drejtat legjitime që ju takojnë.
“Të gjitha institucionet janë të njoftuara me problemet e zjarrfikësve, që zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale dhe kjo neglizhencë ka irrituar dhe revoltuar ka shkaktuar pakënaqësi të shumta dhe zjarrfikësit nuk janë në gjendje që ketë situatë ta përballojnë pa kufi, jemi në gjendje që për të shpëtuar jetë të rrezikojmë edhe jetën tonë, por nuk jemi te gatshëm q për shkak te neglizhencës dhe papërgjegjësive të institucioneve të jemi të rrezikuar, zjarrfikësit nuk kanë kushte minimale për punë, andaj veproni sa nuk është bërë vonë, është momenti i fundit të reflektoni pozitivisht”, thuhet në njoftim.
Kërkesat janë:
1- Që Koeficienti të nivelohet në nivel vendi në vlerë 6-të
2- Të nivelohet rrezikshmëria me Policinë e Kosovës,
3- Të fillon kompensimi i ndërrimeve të natës, festave, orëve jashtë orarit , festat shtetërore dhe fetare
4- Të sigurohen mjete për pajisje te cikat janë në mungesë, pajisje edhe personale,
5- Të Kompensohen mjetet për shpenzime mjekësore për lëndime ne vendin e Punës