Zjarrfikësit thonë se u vonuan shkaku i trafikut

| 08 Dhj 2017 | 17:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zjarri që ka shpërthyer në dy banesa në qendër të Prishtinës, fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja në njerëz.

Zjarrfikësit kanë intervenuar me rreth gjysmë ore vonese, por kanë arritur të shpëtojnë dy gra të cilat kishin mbetur të ngujuar në banesat që po digjeshin në rrugën “Hajdar Dushi”, afër Radio Dukagjinit, në Prishtinë.

Bajram Rexhepi, udhëheqës i ndërrimit të zjarrfikësve të rajonit të Prishtinës, tha se informatën për zjarrin në banesë e kanë marrë në orën 15:13. Por thotë se kanë pasur vështirësi për të mbërritur për shkak të komunikacionit të dendur rrugës, dhe nga veturat e parkuara keq në vendin e ngjarjes, raporton Ekonomia Online.

“Informatën e kemi marrë rreth orës 15:13 min. Kemi pasur vështirësi me arritë në lagje. Komunikacioni madh, parkingu këtu”.

“Por kemi arritur t’i shpëtojmë dy persona; njeri ka qenë i rrezikuar drejtpërdrejt nga zjarri dhe një person ka qenë në banesën tjetër i lënduar. Kemi mbetur në një hyrje dhe është dashur të dalim në anën tjetër”, ka shpjeguar ai.

Disa policë kanë pasur probleme me frymëmarrje nga tymi, por nuk ka të lënduar.

“Nuk ka të lënduar fatmirësisht as nga zjarrfikësit, as nga policia”, tha Rexhepi.

Policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, ka evakuuar banorët që gjendeshin në ndërtesë.

Të ngjashme