Zjarri kaplon një shtëpi, lëndohen dy persona

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 13:26 | Nga

Policia e Kosovës njofton se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Prizrenit, në rrugën “Gani Bajrami”.

Sipas Policisë, Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy viktima një mashkull dhe një femër K-Shqiptare të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Ekonomia Online.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme