Një zjarr ka kapluar mëngjesin e së hënës një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Pronarja e shtëpisë, Dushe Zeneli në pamundësi për të folur para kamerës, e shqetësuar nga ky rast, tha që dyshimet janë zjarri ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të rrymës.
Ajo ka sqaruar më pas se katër anëtarë të familjes ishin në gjumë në rastin kur ka ndodhur zjarri.
Përderisa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nga raportimi nuk ka të lënduar, por dëme materiale ka.
“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë”.
“Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”.
“Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.