Zjarri në një fabrikë në Bangladesh lë 52 të vdekur

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 52 njerëz vdiqën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën në një zjarr masiv që shpërtheu në një fabrikë gjashtë katëshe afër  kryeqytetit të Bangladeshit Dhaka.

Dyshohet se zjarri ka ardhur nga kati i parë i ndërtesës dhe u përhap shpejt për shkak të pranisë së kimikateve dhe shisheve plastike.

18 njësi zjarrfikëse po luftonin për të shuar zjarrin në ndërtesën e fabrikës së Hashem Foods Limited, shkruan The Indian Express.

Njerëzit u mblodhën para ndërtesës në kërkim të të dashurve të tyre që ende janë zhdukur. Derisa, identiteti i 44 punëtorëve të zhdukur është konfirmuar, tha gazeta.

Zëvendës Drejtori i Shërbimit të Zjarrit të Qarkut Narayanganj, Abdullah Al Arefin tha se do të duhet pak kohë për të kontrolluar plotësisht zjarrin.

“Derisa zjarri të mos shuhet, nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa dëme kanë ndodhur shkaku i zjarrit,” shtoi ai.

Të ngjashme