Policia e Kosovës Qendra Operative në Gjilan, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka pranuar informatë për një zjarr në afërsi të shkollës se vjetër në fshati Feriqevë, Komuna Kamenicë.
Patrulla Policore ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe njësitet e zjarrfikësve me 3 automjete. Sipas vlerësimeve të para në vendin e ngjarjes bëhet fjalë për zjarr i cili ka përfshirë rreth 100 h, male dhe kullosa, Fushë, (bari i thatë), si dhe disa shtylla elektrike.
Edhe përkundër përpjekjeve të mëdha zjarrfikësit nuk kanë mundur ta lokalizojnë zjarrin. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit. Rasti i referohet NJHK-së .
“Policia e Kosovës thërret dhe apelon të gjithë qytetarët që në as një mënyrë mos të hapin zjarre në vende të hapura qoftë edhe në prona private, për shkak të temperaturave të larta zjarret po dalin nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve dhe hapësirave tjera duke kërcënuar direk pasurin dhe jetën e njerëzve. Njoftohen të gjithë ata persona që në çfarëdo mënyre kanë shkaktuar zjarre ndaj tyre do të ketë zero tolerancë dhe do të zbatohen masa ligjore duke i dërguar para Gjykatës’, thuhet në njoftim.