Zjarrin në një autosallon në Çagllavicë e shkaktuan dy persona, u panë në kamera

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Policia ka dhënë detaje rreth djegies së dy veturave mbrëmë në Çagllavicë.

Sipas raportit policor, pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në parkingun e auto sallonit të tij, i cili ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në Çagllavicë nga zjarri janë djegur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarri. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thotë policia.

Të ngjashme