Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar raportet vjetore të Zyrës Kombëtare të Auditimit; të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe të Organit Shqyrtues të Prokurimit, raporton Ekonomia Online.
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani ka shpalosur gjendjen financiare të ZKA-së, ku në vitin 2019 buxheti në këtë institucion ka qenë 2.9 milionë euro. Gjatë këtij viti sipas Osmanit ZKA-ja ka audituar 132 raporte.
“2.9 milionë ka qenë buxheti, ku pjesa dërmuese 71 % shkon për pagat e stafit. 1 për qind për komunale 4% për shpenzimet. Kemi pasur një rritje të numrit të auditimeve, 2019-2020 132 auditime”, tha ai.
Me tej, Osmani potencoi se 26% mjeteve të dedikuara për mallra dhe shërbime shpenzohen për qiranë e objektit.
Andaj tha ai se nëse nuk do të ishte qiraja, ZKA-ja do të mund të rriste numrin e raporteve. Kurse 22% e buxhetit shkon në udhëtimet brenda vendit.
“Plani jonë i punës nuk lidhet me vitin kalendarik. 26% e mallrave dhe shërbimeve i merr qiraja e objektit, nëse nuk do të kishim qira do të kishim mundësi të rrisim numrin e auditimeve”.
“22% për udhëtimet brenda vendit. Jemi në fazën e fundit të zhvillimit te serverit e cila ka koston e vet por do të ndihmojë shumë”, ka thënë ai.
Anëtarja e komisionit, Mimoza Kusari-Lila u interesua të dijë se kush ka ndikuar në rritjen e auditimeve.
Anëtari i komisionit Bedri Hamza përgëzoj ZKA-në për përmirësimin e cilësisë së raporteve të auditimit. Derisa tha se gjendja në disa komuna qëndron keq.
“Numri i të punësuarve është brenda numrit të paparë dhe masa e pagave. buxheti është rrit çdo vit e kjo ka reflektua në numrin e raportove dhe përmirësimin e cilësisë se raporteve. Kurse Gjendja në disa komuna nuk është e mirë”.
“Objekti me qira nuk iu krijon kushte të rregullta për punë, do të bëjmë kërkesën të ministritë që e kanë lejen”.
“Ne do të bëjmë kërkesë që Organizatat buxhetore mos të hyjnë në obligime përtej mundësisë për financim sepse ndikon në buxhetin e viteve vijuese”, tha Hamza.
Kryetari i komisionit nga VV-ja, Hekuran Murati deklaroi se pjesa e qirasë mbetet shqetësuese, raporton EO.
“…shpërndarja e lokacioneve është shpenzim shtesë ku mund të bëhet me bashkimin e institucioneve”.