Zogaj ironizon me Bislimin për deklaratën se papunësia kishte qenë më e ulët gjatë qeverisjes Kurti

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Petrit Zogaj, është tallur me sondazhin e publikuar nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Besnik Bislimi, teksa ia ka rikujtuar deklaratën e tij për papunësinë përgjatë pandemisë.

Me anë të një shkrimi në Facebook Zogaj, ia ka rikujtuar Bislimit deklaratat e bashkë partiakëve të tij, të cilët supozojnë se do kenë bashkëpunim politik me partinë e re të u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit.

“Bislimit nuk i patën dalë mirë numrat e papunësisë sa ishte ministër, se këto te zgjedhjeve po besoj s’ia ka huqe. Plus, a s’po e konsiderojnë Vjosën partnere kërkah a?”, deklaroi Zogaj.

Ndryshe, në sondazhin e publikuar nga Bislimi, partia LVV prin me 55 deputetë, e pasuar nga PDK-ja me 19 dhe LDK-ja me 18 sosh. Ndërkaq, sipas këtij sondazhi, AAK do ketë 8 ulëse.

Bislimi, përgjatë kohës sa shërbente si Ministër i Financave dhe Transfereve, pati deklaruar se shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët sesa gjatë qeverisjes Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme