Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas këmbënguljes së kryeministrit Ramush Haradinaj që mos të hiqet taksa me Serbinë.
Zogaj në një shënim në Facebook këtë veprim të kryeministrit e ka quajtur si jo të mençur, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se Haradinaj ka kredi të bajraktarizmit provincial.
Shënimi i plotë:
Ramushi e ka nje kredo te bajraktarizmave provinciale.
Burre nga Dukagjini, qe s’terhiqet, qe i rrine besnik fjales se dhene, me raste edhe kokeforte e keso frazash palidhje.
Ama ne politike gjerat jane pak ma ndryshe se rrefimet e provincave te Kosoves.
Po du me thane qe Ramushi duhet me u liru nga keto rrefime, e me kallxu qe eshte kryeminister dhe qe merr vendime te mencura, e jo me ngul kembe per gjera qe ashiqare po shihen qe s’jane te dobishme me.