Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka drejtuar akuza ndaj disa zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si pengues për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ai ka përmendur katër zyrtarë të LDK-së, që po e pengojnë arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Sipas tij, ata janë: Nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri, deputeti Driton Selmanaj si dhe ish- ministri i Punēve të Brendshme, Skender Hyseni.
Reagimi i plotë:
Agim Veliu, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Driton Selmanaj, jane vetem disa nga top zyrtaret e LDK-se qe vazhdimisht sulmojne Vetevendosjen, dmth sulmojne koalicionin, sulmojne ndryshimin ne qeverisje.
Nga ana e Vetevendosjes nuk eshte asnje top-zyrtar qe ben kte, perkundrazi, te gjithe jane fort te kujdesshem ne paraqitjet e tyre publike.
Sepse Vetevendosje do ndryshim!