Zona ekonomike në Babush peng i procedurave ligjore

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt prej tre vjetësh dështon ta themelojë zonën ekonomike në Babush të Ferizajt, shkaku i mosfinalizimit të procedurave ligjore.

Ndërkohë në muajin mars të këtij viti këshilltarët e KK-së me shumicë të votave sërish e kanë shpallur këtë zonë me interes të veçantë, e cila ka një sipërfaqe prej rreth 12 hektarësh, mirëpo themelimi i saj po vazhdon të zvarritet derisa Plani Zhvillimor Komunal nuk e parasheh këtë parcelë si zonë ekonomike, shkruan sot Koha Ditore.

Enver Haliti, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka fajësuar ish-qeverisjen e kaluar dhe qeverisjen aktuale, të cilat që nga viti 2015 kanë dështuar ta themelonin zonën ekonomike në Babush të Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme