Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski hyjnë në izolim dyjavor

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, kanë hyrë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

“Liderët e dy partive më të mëdha në vendin tonë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski prej sot janë në izolim të detyrueshëm 14 ditor. Pas informatave që i mori ministria e shëndetësisë se një gazetar nga një medium, konkretisht nga një TV është pozitiv me Kovid-19, i cili gazetar javën e kaluar realizoi intervista me liderët e partive, LSDM dhe VMRO-DPMNE, menjëherë edhe Zaev edhe Mickoski janë testuar. Rezultati i Hristijan Mickoskit i cili u përpunua mbrëmë vonë është negativ, por ai do të qëndroj në vetizolim të detyrueshëm deri në 14 dita nga kontakti me gazetarin e infektuar dhe për momentin nuk ka nevojë për anketa tjera epidemiologjike. Rezultati i kreut të LSDM-së Zoran Zaev, për shkak se ai dje shkoi për Strumicë, do të jetë gati gjatë ditës së sotme, por edhe ai menjëherë pas informatave është vënë në vetizolim 14 ditor”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Edhe përkundër rezultatit të testimeve për Covid-19, liderët e partive do të duhet të qëndrojnë në izolim seri sa të kalojnë 14 ditë nga kontakti i fundit me të infektuarin me Covid-19.

Ndërkohë sa i përket gazetarit ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe po kurohet në Spitalin 8 shtatori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme