Zot, na shpëto nga mallkimi i Eskilit!

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 17:24 | Nga Hisen Berisha

Kur tek vdekatarët zoti zgjon pakënaqësinë, atëherë furtuna do të rrënoj plang e katandi.

Kjo na qon në dilemen nëse shteti është ligjërim dianoetik apo kapërcim dialektik?!Pra, spektakli parlamentar që ofroi qeveria përmes një grupi deputetësh të mazhorances, dukshëm ishte abuzim me diasporën gjoja që ti krijohet mundësia lehtësuese për të votuar nëpër ambasada, edhe pse ndaj mendimin se, votimi me postë duhet ndalur jo për diasporën tonë sa për votën abuzive të serbëve kosovarë nga Serbia dhe diaspora.

Por, nuk arritën të fshehin qëllimin e vërtetë, ndërhyrjen në nenin 65 të ligjit për zgjedhjet, si objektiv kryesor për të rregulluar statusin e vet zgjedhor apo për t’u zgjedhur.

Me ketë t’i hap rrugën vetes dhe të penalizuarve të mundshëm, për garim në lista zgjedhore dhe për tu bërë bartës të përgjegjësive institucionale duke e pamundësuar dekriminalizimin e institucioneve të shtetit. Pra, jo çdoherë andej kah lëviz gjethi, do të thotë se frynë edhe era.Po krejt këto, s’janë qëllimi final i kontrabandimit të këtij ligji gjegjësisht nenit përkatës.Qëllimi është me egocentrik, me e shpall ai veten pronar të “Republikës se tretë”, sikur se ndjehej Vladimir Iliq Lenini, që njihet si pronar i “Revolucionit të Tetorit”.

Njëkohësisht ta eliminoj Vjosën nga zgjedhja si presidente, edhe me i hap rrugë mentorit të politikave të qeverisjes aktuale, Veton Surroi për kandidat për President. Edhe pse urdhri i tij për mbajtjen sot, të seancës për zgjedhjen e presidentes ishte “befasues” si qetësia para furtunës.


Ky është devalvimi i shtetit të Kosovës. Shpresa se zyra e BE do ta kufizoj në degradimin e infrastrukturës ligjore të shtetit, në harmoni me legjislacionin evropian, përjashtohet nga një lider i tipit edvinramagovernment që e degradoj sistemin politik shtetërorë në emër të arrogancës së numrave apo nga deficiti i parimit bazë të demokracisë konsensusi.Pra, me këtë shkelje të krijimit të infrastrukturës ligjore, po e krijon edhe një hap GAP në përafrimin me BE.

Nga momenti i fitores me 50% të LVV, presioni ndërkombëtarë u orientua kah Serbia, që ta përmbyllin procesin e konfliktit politik më Kosovën duke e njohur shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.Atëherë, veprimet politike penguese ndaj këtij presioni ndërkombëtarë për njohjen e Kosovës shtet i pavarur, nga ana e Serbisë, është diplomatikisht argat Serbisë dhe politikes se krizës permanente në raport me Kosovën, që ka interes ta mbaj Serbia në raportet ndërkombëtare.

Pra, me përmbylljen e këtij procesi të krizës politike shqiptaro – serbe rreth shtetësisë së Kosovës, do të shkaktojë bartjen e krizës politike brenda Serbisë dhe shumë shpejtë Serbia do të përballej më një ‘97 serbe, në trajtën e trazirës civile që në mendësinë doktrinarë mesjetarë të serbëve, do të eskaloj në luftë civile.

As edhe arrestimi i Vuçiçit për krime lufte nga Haga, nuk e shpëton tashmë nga përballja me gjykimin popullor për mbajtjen peng tani e 20 vite pa objektiv të mundshëm politik, ngase më s’do ta ketë as elementi kishtarë, si çerdhe të doktrinave të urrejtjes ndëretnike në rajon.Shqetësuese për Kosovën është problemi se Kosova ka dy kategori udhëheqësish, ata që kanë plumba ne trup dhe ata qe po ia fusin plumbat në trup Kosovës, meqë janë peng i Serbisë.Ata me plumba ne trup, u hoqën tashmë nga institucionet dhe vendimmarrja, tani janë të abuzuarit, që do ta pengojnë funksionalitetin e shtetit, me këtë të arrijnë dështimin dhe pengimin e gjeostrategjisë amerikane në Kosovë.

Politika në vete është një problem, prandaj çështjet politike duhet studiuar me kujdes.Misioni i politikës është gjetja e së mirës. Kjo arrihet duke gjetur të vërteten. E dallimi midis të drejtës dhe të padrejtës, është ai midis të vërtetës dhe gënjeshtrës. Ky dallim kuptohet në vlerësimin e të mirës si objektiv i politikës.Pra, pushteti brenda shtetit gjykohet sipas të vërtetës. Dilema se a ekziston e vërteta në politikë hiqet nëse kemi shpirtë racional si objekt të politikes.

Prandaj së pari në politikë duhet parë se ku rrinë drejtësia dhe padrejtësia, ç’dallim ka midis tyre. Por, sofizmi në politikë është një lloj strategjie, që pushteti të merret me organizim dhe për t’ia dalë mbanë, përligjet edhe vet dhuna.  

Rreziku i brendshëm qëndron në ligjërimin dianoetik që të vërtetën për shtetin e sheh tek kapërcimi i mundshëm dialektik, që s’bën gjë tjetër veçse rregullon pasojat e pretendimeve për arritjen e më të përsosurës në realitet, në perandorinë e ideve të atij që gëzon të drejtën e ushtrimit të autoritetit dhe privilegjin për të bërë ligje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme