Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ia ka vazhduar edhe për katër muaj vlefshmërinë e autorizimit kompanisë “Matkos Group” për ndërtimin e hidrocentralit në Drekoc të Shtërpcës.
Me gjithë kundërshtimin e banorëve të fshatit Biti, ky institucion ka aprovuar kërkesën e kompanisë, e cila është arsyetuar se shkaku i protestave të banorëve nuk ka arritur që të ndërtojë brenda afatit hidrocentralin “Viça”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në vendimin e marrë në fund të muajit të kaluar, ZRRE-ja ka zgjatur afatin e autorizimit final që kishte lëshuar më 11 nëntor të 2014, deri në mars të vitit të ardhshëm. Sipas saj, nëse kompania nuk arrin të përfundojë ndërtimin e stabilimenteve të reja gjeneruese nga uji apo nuk vepron në pajtim me legjislacionin në fuqi, do të shfuqizohet.
Kompania “Matkos Group” në kërkesën e saj ka thënë se projekti HC “Vica” ka filluar me vonesë për gati dy vjet pas lëshimit të autorizimit final, shkaku i pengesave në vazhdimësi.