Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar licencat e operimit afatgjatë për dy hidrocentralet e Kelkosit.
Përfaqësuesi ligjor nga ZRRE-ja ka thënë se kompania Kelkos i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe duhet t’i lëshohet leja afatgjate për operim për dy hidrocentrale, Deçani dhe Belaje.
“Ne kemi propozuar që t’i lëshohet licenca për Deçan dhe Bellajë, licencë afatgjate. Me sjelljen e lejes mjedisore janë plotësuar të gjitha kërkesat për lëshimin e lejes afatgjate. Ne si departament ligjor propozojmë që t’i lëshohet leje afatgjate”, ka thënë ai, në mbledhjen e bordit, raporton Koha.
AI ka thënë se do të monitorojnë punën e kompanisë dhe licencës.
Vendimi është miratuar me tri vota për një kundër.
Ndërsa ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka mohuar se i është dhënë leja mjedisore kompanisë Kelkos Energy për prodhimin e energjisë elektrike nga dy hidrocentralet në Grykën e Deçanit.
Kuçi ka thënë se kjo kompani nuk i ka plotësuar ende disa kushte.“Kelkos me sa e di unë jo sepse është në proces ka me i plotësuar disa kushte të caktuara, ne ende nuk i kemi dhënë leje. Në moment kur i plotëson por deri më tani nuk i ka plotësuar”, tha ai.