Kryesuesi Zyrës së Rregullatorit, Arsim Janova, ka pranuar se kanë lejuar disa kompani të operojnë pa licencë.
Ai ka thënë se janë treguar tolerant me ata që i kanë pasur lejet tjera.
“Po pranoj që kemi lejuar të punojnë sepse në një mënyrë kemi konsideru që edhe leja mjedisore do të sillet t’u marrë parasysh që i ka pasur dokumentet tjera. Ndoshta kemi qenë tolerant në atë aspekt që i ka pasur të gjitha lejet tjera. Ndoshta është një tolerancë që s’është dashur të ndodhte por është një proces që është dashur në vazhdimësi sepse nuk e kemi pasur vetëm këtë gjenerator”, ka thënë ai.
Janova është përgjigjur në pyetjen e deputetes Kusari, se cilat masa do të ndermirën ndaj operatorëve pa licencë ose cilat masa janë ndërmarrë për operimin ilegal.(Koha)